“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Një prej fëmijëve të bllokuar në pallat është shpëtuar nga zjarrfikësit në Lushnjë.
Momenti i shpëtimit është pritur me duartrokitje nga qytetarët që ndodheshin jashtë dhe prisnin me ankth për ndonjë lajm për familjarët e tyre të ngecur brenda ndërtesës.
Gjendja e fëmijës është e mirë, ndërsa po merr ndihmë nga mjekët në ambulancën që ndodhej jashtë.
Dhjetëra qytetarë përjetuan momente tmerri kur një zjarr i rënë në katin e tretë të një qendre tregtare në Lushnjë u përhap me shpejtësi në apartamentet sipër tij rreth orës 14: 40.
Zjarrfikës, forcat RENEA dhe ato policore u angazhuan për disa orë me qëllim shuarjen e flakëve në pallatin 12 katësh dhe kërkimin për qytetarë të bllokuar në banesa.
Dyshimet e para për shkakun e zjarrit janë mbingarkesa e kondicionerëve, pasi qendra tregtare ishte e mbipopulluar nga dyndja për festën e Krishtlindjes.
Top Channel