Në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e Krishtlindjeve.

Besimtarët katolikë kremtuan së bashku për rëndësinë që ka kjo festë nën udhëheqjen e Ipeshkivit të Kosovës, Dodë Gjergji.

Duke uruar për mirësi, afërsi e solidaritet ka bërë thirrje edhe për paqe.

“Dëshiroj me gjithë zemër t’i lutem Zotit për të gjithë njerëzit që kanë nevojë, për të sëmurët, për ata të cilët u mungon kujdesi, dashuria, sidomos lutem për paqe në botë sepse paqja në shumë vende është duke shkatërruar fatin e shumë njerëzve, jetën e shumë të pafajshmëve dhe në që kemi përjetuar këtë të keqe të angazhohemi që të ruajmë paqen pas nesh”, u shpreh Dodë Gjeragji, Ipeshkvi i Kosovws.

Krishtlindjet i kanë uruar edhe krerët shtetëror që nën thirrjet për paqe uruan për edhe për punë në të mirën e vendit.

Në këtë natë të rëndësishme, u vlerësua diversiteti dhe toleranca fetare në Kosovë.

“Pasuria e shqiptarëve gjithandej edhe e Kosovës është diversiteti, në këtë rast edhe diversiteti fetar, vëllazëria, bashkëpunimi dhe toleranca në mes të religjioneve në Kosovë është një pasuri të cilën duhet ta ruajmë e ta mirëmbajmë”, u shpreh deputet i AAK Besnik Tahiri.

“Ju urojmë festa të këndshme që t’i kalojnë sa më mirë pranë të afërmeve të tyre që të kanë bujari në mesin e tyre, solidaritet, që të jenë familje të bashkuara dhe secila të ketë një shpresë për të ardhmen për vitin që vjen, në mënyrë që si shoqëri, por edhe si individ dhe familje të mund të shohim përtej zymtësisë dhe përditshmërisë që e kemi”, tha Visar Berisha nga LDK.

Përpos meshës, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë ka organizuar edhe pritjen solemne të Krishtlindjeve ku morën pjesë personalitete nga të gjitha fushat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA