Qindra besimtarë katolikë pjesë e vigjiljes së Krishtlindjes në Shkodër, arqipeshkëvi Massafra: Thirrje për falje mes njerëzve

25/12/2023 10:28

Qindra besimtarë katolik, morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes, në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

Në mesazhin e tij arqipeshkëvi Massafra bëri thirrje për falje mes njerëzve, më shumë dashuri e solidaritet ndaj njëri-tjetrit…

“Krishti na mëson të mirëpresim faljen e hyjit dhe gjithashtu t’ja japim atë të afërmve tanë. Krisht gëzimi na mëson të jemi nga ata besojnë në të dhe ta mirëpresin atë si shëptimtarin tonë të vetëm. Ne duhet të duam njëri-tjetrin siç hyjni na do neve. Hyjni duke na falur Jezusin, nuk ka pasur kurrë inatin ndaj nesh edhe nëse ne e meritojmë. Kurrë Zoti s’ka inat ndaj njerëzimit. Kjo festë na liroftë nga çdo paragjykim, nga çdo urrejtje, nga mllefi, ky është mësimi i Krishtlindjes. Hyjni gjithmonë ka falur dhe gjithmonë ka qenë i dashur”, u shpreh arqipeshkëvi Massafra.

Ndërkohë arqipeshkëvi Massafra bëri edhe një thirrje për paqe kudo në botë, edhe në vendet ku lufta vijon ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA