Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një berberhane.
Në pranga ka rënë njëri prej autorëve, M. (M), 22 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, G. H.(M)., 33 vjeç.
Ata qëlluan me armë zjarri drejt berberhanes, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me 30-vjeçarin me iniciale, E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K.
Pasi qëlluan me armë zjarri, ata janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Top Channel