Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën djegies së mbetjeve Malagrotta në Romë .

Shtëngulla të zeza tymi dolën nga fabrika duke pushtuar zonën. Në vendngjarje shkuan 40 zjarrfikës me 13 automjete.

Zjarri, sqarojnë zjarrfikësit, ka rënë brenda impiantit të mbetjeve Malagrotta dhe ka përfshirë impiantin e trajtimit mekanik-biologjik “Tmb1” .

Komanda e zjarrfikësve të Romës i kërkoi gjithashtu menaxhmentit rajonal të Lazios të dërgonte personel nga Gos, Grupi Special Operativ, me mjete tokësore. Zona tashmë është rrethuar dhe e sigurt sipas mediave vendase dhe nuk raportohet për të lënduar apo helmuar.

Mbrojtja civile e kryeqytetit të Romës u bëri thirrje qytetarëve që banojnë brenda një kilometr nga zina e zjarrit të mbajnë dritaret e mbyllura dhe të mos ndezin kondicionerët.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA