
Besimtarët e krishterë festojnë sot ditëlindjen e Krishtit!
Për ta është festa më e rëndësishme pas asaj të Pashkës. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë
Në katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’ u zhvillua paraditen kësaj të hëne mesha e madhe e krishtlindjes, e cila u ndoq nga shumë besimtarë ortodokse. Kryepeshkopi Janullatos bëri thirrje për paqe.
Pas meshës së madhe besimtarët janë drejtuar në shtëpitë tyre ku i bën bashkë me të dashurit e tyre, dreka e Krishtlindjes 25 dhjetori është dita më e rëndësishme në kalendarin e të krishterëve sepse te gjithë së bashku ortodoksë dhe katolikë festojnë lindjen e Krishtit, që për ta është dita e shpresës dhe dashurisë.
Top Channel