Flakët masive përfshinë qendrën tregtare në Lushnjë, çfarë dyshohet se e shkaktoi zjarrin?
25/12/2023 17:04
Një zjarr i frikshëm ka përfshirë qendrën tregtare në Lushnjë, ku ende nuk dihet shkaku.
Nga dyshimet e para, sipas gazetarit të Top Channel, Bledar Korreshi, shkak mund të jetë mbinxehja e kondicionerëve, për shkak edhe se qendra ka qenë e mbipopulluar dhe ka pasur fluks njerëzish.
Gjithsesi policia ende nuk ka dalë në një deklaratë se çfarë e shkaktoi këtë zjarr, që shkaktoi situatë të rëndë.
Zjarri është përhapur me shpejtësi. Shumë persona kanë mbetur të bllokuar në katet e sipërme të godinës, në apartamente.
Ata që kanë mundur të dalin janë transportuar në spitalin e Lushnjës.
Është e pamundur të futen brenda forcat zjarrfikëse, edhe mjetet e tyre arrijnë deri në katin e katërt të godinës.
Top Channel