Me 16 zjarre të mëdha me përmasa dhe rrezikshmëri i është dashur zjarrfikësve të Tiranës për t’u përballur gjatë këtij viti.
Fatmirësisht nga zjarret në fabrikat e bojërave apo vajit, në mobileri të ndryshme apo në incidente me cisternat e gazit ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar. Në pjesën dërrmuese të rasteve shkak për zjarrin ka qenë rrjeti elektrik.
“Rastet kanë ndodhur nga neglizhenca. Të gjitha subjektet e mëdha furnizonin me 20 mijë kë jo si popullata me 600 kë. Kabllot elektrik janë me limit kohor mossistemimi i tyre na sjell në incidente të rënda”, u shpreh Luan Shehu, shefi i Zjarrfikëses në Kombinat.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në rast zjarri në këto biznese pasoja të mëdha shkaktohen edhe ne mjedis për shkak të emetimit të gazrave dhe toksinave të dëmshme.
Top Channel