Shpërthim tritoli në banesën e Altin Lamçe në Lushnjë/ Vendoset lëndë plasëse për të katërtën herë

24/12/2023 22:11

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në banesën e Altin Lamçes në Lushnjë.

Deri më tani raportohet për dëme materiale, por sipas uniformave blu banesa ishte e pabanuar.

“Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në banesën e këtij personi, më e fundit u konstatua mbrëmjen e 26 korrikut të këtij viti, në lagjen “18 Tetori”.

Lënda plasëse ishte hedhur në banesën ku banonte Altin Lamçe, për të tretën herë radhazi, ndërsa së bashku me atë të mbrëmjes së sotme numri shkon në katër.

Rasti i parë ka ndodhur në tetor të vitit të 2022, ndërsa rasti i dytë më 31 dhjetor të vitit 2022.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga shpërthimi, asnjë autor apo pistë nuk është zbuluar nga policia e Lushnjës për ngjarjet e mëparshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA