Shkatërroi zbukurimet e fundvitit në Korçë, nën hetim një 45-vjeçar

24/12/2023 15:05
Foto Ilustruese

Një 45-vjeçar është vënë nën hetim pasi dëmtoi zbukurimet e vendosura për fundvit nga Bashkia e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 ku 45-vjeçari V.B dëmtoi zbukurimet me një mjet prerës.

Po ashtu në Ersekë po ndiqet penalisht një 52-vjeçar i cili dyshohet se ka transportuar me një automjet të tipit “Benz” një sasi drush zjarri pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA