30-vjeçari Geraldo Mahmuri qëlloi gjatë ditës së sotme me armë zjarri drejt biznesit të Bledar Koçit.

Nga të shtënat e raportuara rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, nuk ka pasur të lënduar.

Policia e Fierit ka rrethuar vendin e ngjarjes, për të mbledhur provat e nevojshme. Ata po vëhzgojnë të gjithë ambientin ku ndodhen të shtënat.

Ndërkohë ende në arrati është 30-vjeçari Geraldo Mahmuri. Ai është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA