Qëllohet me armë zjarri drejt dy personave në Kamëz, largohet nga vendi i ngjarjes autori
24/12/2023 16:40
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kamëz gjatë ditës së sotme, drejt dy personave.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE”, ku 33-vjeçari me iniciale Jetmir Koleci dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 45-vjeçarit Ilir Halili dhe 39-vjeçarit Astrit Halili. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Pas këtij vperimi ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar mjetin e tij tip “Golf”.
33-vjeçari vijon ende të mbetet në arrati, ndërsa uniformat blu janë në kërkim të tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel