Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar gjatë ditës sësotme për protestat në Beograd kundër zgjedhjeve të javës së kaluar, kur ky i fundit u shpall fitues.

Vuçiç paralajmëroi protestuesit se nuk do t’i lejojë të shkatërrojnë vendin. Ai tha se policia po përpiqet të mos i lëndojë, ndërsa përsëriti mesazhin se zgjedhjet mund të anulohen vetëm nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.

Protesta e kësaj të diele nisi para selisë së Komisionit Zgjedhor, ku mijëra qytetarë iu përgjigjën ftesës së koalicionit opozitar, “Serbia kundër dhunës” për të mos lejuar certifikimin e zgjedhjeve nga partia Progresive Serbe, me argumentin se ato u fituan përmes manipulimit.

Serbia është përfshirë nga protesta masive, të cilat gjatë mbrëmjes së sotme kanë agravuar në dhunë. Për të shtatën ditë me radhë mijëra qytetarë iu përgjigjën ftesës së opozitës dhe mbushën sheshin në kryeqytetin e Beogradit duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Tubimi u shoqërua me tensione, pasi protestuesit tentuan të hynin brenda Kuvendit të Serbisë.

Përplasja mes protestuesve dhe policisë erdhi pas përpjekjes së përfaqësuesve të listës opozitare “Serbia kundër dhunës”, të cilët sipas mediave serbe tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit.

Ata nuk u lejuan nga policia, çka solli acarimin e protestuesve që sulmuan ndërtesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA