Beogradi tashmë është nën pushtetin e protestave të dhunshme, për shkak të kundërshtimit që serbët kanë për zgjedhjet e javës së kaluar.

Dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët vijuan për të shtatën herë demonstratën e tyre, që u thirr nga opozita.

Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i Kuvendit.

Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia. Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës, ndërsa policia e përgjigj me gaz lotsjellës.

Në hyrjen kryesore të Kuvendit, policia ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet pasi hyrja me forcë në një institucion shtetëror është vepër penale.

Pas incidenteve para Kuvendit serb, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua qytetarëve serbë që të mos shqetësohen, teksa më tej shtoi:

“Asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”.

Megjithatë, presidenti serb tha se autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin.

Protesta e 24 dhjetorit nisi para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mijëra qytetarë u mblodhën me ftesë të koalicionit opozitar, “Serbia kundër dhunës”, që nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, pasi sipas opozitës Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka fituar zgjedhjet përmes mashtrimeve zgjedhore.

Lexo edhe: Mijëra protestues kundër Vuçiç, kërkojnë anulimin e zgjedhjeve/ Tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Beogradit, policia u përgjigjet me gaz lotsjellës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA