Në vigjilje të Krishtlindjeve, Durrësi sjell magjinë e festave
24/12/2023 22:04
Në vigjilje të Krishtlindjes, qyteti bregdetar i Durrësit u shndërrua në një oaz festiv, plot ndriçim, muzikë të rrymave të ndryshme dhe gjallëri.
Mbrëmja nisi në sheshin kryesor të qytetit dhe më pas u zhvendos në bulevardin “Epidamn” ku koncerti festiv live ka mbajtur mbërthyer, deri në orët e vona, banorë dhe vizitorë të shumtë, në këtë natë të madhe duke sjellë magjinë e festave të fund vitit në zemrat e të gjithëve.
Koncerti i organizuar nga Bashkia e Durrësit, me grupe të njohura të muzikës në vend, përfshiu në një festë të hapur të gjitha grupmoshat që u bënë pjesë aktive duke kënduar e kërcyer deri në mesnatë.
Top Channel