Kisha ortodokse në Shkodër në prag të festës së Krishtlindjes uroi përmes famullitarit At Nikolla Petani.
Në mesazhin e tij, ai tha se kjo festë e shenjtë është një shpresë për paqen në botë.
Një lutje, famullitari i Kishës Ortodokse bëri edhe për ndalimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe Izraelit e Palestinës.
“Besimtarë dhe besimtare njerëz të bekuar të Zotit lindja e Zotit tonë Juzu Krisht transformoi lindjen njerëzore të njeriut. Zoti nga perëndi kthehet një perëndi njeri dhe jeton bashkë me njerëzit dhe rri bashkë me njerëzit. Vetëm nga mënyra e lindjes së Zotit Jezu Krisht ne duhet të kuptojmë se sa e mirë është jeta, sesa fort duhet ta duam jetën. Zoti erdhi mes nesh duke na dhënë shpresën, paqen, dashurinë zemrën e tij dhe jetën e tij, që kushdo që të besojë të mos humbasë. Jezu Krishti u bë perëndi duke na dhënë neve frymën, jetën, shpresën për të jetuar jetën më mirë dhe për të pasur bekimet e tij më të mira. Duke ndenjur me ne Zoti bëhet foshnjë bashkë me ne. Ai na mësoi çdo ditë që të rritemi dhe të bëjmë kujdes sepse ne e kuptojmë fatkeqësitë që ndodhin nëpër botë, problemet që kemi nëpër familjet tona, njerëzit në nevojë, le të lutemi vëllezër e motra gjithë së bashku dhe për ndalimin e luftës në Izrael, ndalimin e luftës në Rusi sepse në qoftë se Zoti është dashuri ne nuk kemi nevojë për çdo, ne kemi nevojë vetëm për bekimet e tij. Le të lutemi për lindjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Bekimet e tij qofshin gjithmonë mbi popullin tonë. Gëzuar për shumë vjet lindjen e Zotit tonë Jezu Krisht”, është shprehur At Nikolla Petani.
Top Channel