Mijëra persona po protestojnë në qendër të Beogradit kundër qeverisë së rizgjedhur në Serbi, ku situata ka argravuar më tej me dhunë.
Ata kërkojnë anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të cilat u finalizuan një jave më parë, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se ishin të padrejta.
Sipas rezultateve paraprake të komisionit shtetëror zgjedhor, Partia Populiste Progresive Serbe (SNS) në pushtet fitoi 46.72% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Reuters shkruan se një monitorues ndërkombëtar shprehu shqetësimin SNS fitoi një avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediatike, ndikimit të pahijshëm të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe parregullsive në votim, si blerja e votave.
Vuçiç në deklaratën e tij përgënjeshtroi pretendimet, duke shtuar se zgjedhjet në Serbi ishin të ndershme.
Policia vendase ka hedhur gaz lotsjellës, kundrejt turmës pasi ata tentuan të hynin në Bashkinë e Beogradit, ku është vendosur komisioni zgjedhor lokal.
Protestuesit janë ngjitur në ndërtesë dhe kanë thyer xhamat, ndërkohë nuk kanë ndalur edhe thirrjet “Vuçiç hajdut”.
Srdjan Milivojevic dhe Vladimir Obradovic nga koalicioni Serbia kundër dhunës u përpoqën të hapnin derën e bashkisë, por nuk mundën të hynin brenda, ndërsa turma bërtiste “hyni, hyni” dhe “jo dorëzim”.
Top Channel