Në Londër një grup shqiptarësh protestuan për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të dy bashkëkombësve të tyre azil kërkues.

Marshimi i tyre nisi në sheshin Trafalgar për të vijuar drejt kryeministrisë në 10 Downin Street.

Ata kërkuan bërjen drejtësi për Alfred Doskun i cili i tha fund jetës në qendrën e dëbimit të azilantëve në Colnbrook House në fillim të nëntorit.

Po ashtu kërkuan zbardhjen e rrethanave që çuan në vetëvrasjen e Leonard Farrukut më 12 Dhjetor në anijen hotel në Dorset.

Nga fotot e Vudi Xhymshit, fotoreporter në Londër janë fiksuar një grup shqiptarësh të cilët ndezin qirinj në derën e 10 Downing Street e disa të tjerë me fotot e dy shqiptarëve të kishin mbërritur me gomone në Angli.

Ata zgjodhën emigrimin në Angli për një jetë më të mirë por fatkeqësisht nuk u kthyen më në atdhe, me realizmin e ëndrrës në ndërtimin e një jete të re, e pasjen e lejeve të rregullta qëndrimi në shtetin ishull kthyer në Eldoradon shqiptare ku vitin e shkuar zgjodhën shkuarjen me gomone 12.800 shqiptarë.

FOTO GALERI
7/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA