“Alpe të pastra”/ Pjesëtar i një grupi kriminal për kultivim kanabisi në Shkodër, arrestohet një 28-vjeçar

24/12/2023 13:06

Shkon në pesë numri i të arrestuarve si pjesëtarë të një grupi kriminal, ku akuzohen si përgjegjës për kultivimin e 10 mijë e 274 bimëve kanabisi në fshatin Kir dhe Pult.

I fundit që është vënë në pranga nga policia është një 28-vjeçar J.K si rezultat i hetimeve të vazhdueshme në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”.

Disa javë më parë katër pjesëtarë të tjerë të grupit prej 11 personash janë arrestuar, ndërsa bimët e kultivuara nga këta persona janë asgjësuar në gushtin që lamë pas.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA