Krimet e Stalinit dhe Hitlerit, kampet, varret masive, terrori i strukturuar dhe e gjithë makineria e dhunës në Bashkimin Sovjetik, sjell në një film dokumentar fakte rrënqethëse mbi Komunizmin.

Filmi “The Soviet Story” u shfaq nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Teatrin e Metropolit. Filmi trajton ngritjen e Bashkimit Sovjetik, marrëdhëniet midis tij dhe Gjermanisë para dhe pas vitit 1941, gjenocidin e Holodomorit, masakrën e Katinit, paktin Molotov – Ribentrop, transferimet e detyruara me dhunë të popullsisë drejt Siberisë dhe eksperimentet e shumta të kryera me njerëzit në Gulag. I pranishëm ambasadori i Ukrainës në Shqipëri foli për Holodomorin, masakrën e miliona të pafajshmëve të vrarë nga uria në Ukrainë, si pasojë e kolektivizimit të detyruara të tokës.

“Për popullin e Ukrainës Holodomori është një shenjë dhe një akt gjenocidi, I cili është i njohur para luftës nga 15 vende të botës. Dhe përgjatë dy viteve të luftës edhe 17 vende të tjera I janë bashkuar njohjes së gjenocidit dhe Holodomor si një akt. Aktualisht e ka pranuar edhe Bashkimi Europian”, tha Shkurov Volodymyr, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri.

Shfaqja e këtij dokumentari u bë me rastin e përvjetorit jubilar të gjenocidit të Holodomorit ku kanë qenë të ftuar edhe dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA