Katër të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt po qëndrojnë në katër institucione të ndryshme të heqjes së lirisë.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, në një deklaratë për mediat, tha se të dyshuarit nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.
Më herët, pas caktimit të masës së paraburgimit për Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kokallën, u raportua se ata qëndronin bashkë gjatë kohës kur dilnin për ajrim.
Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibranit, deklaroi se bashkë me Prokurorin e Shtetit, vendosën që katër personat nën hetim të dërgohej në institucione të ndryshme. Ata nuk kanë mundësi komunikimi me njëri-tjetrin, tha Dibrani.
Liridona Ademaj u ekzekutua në 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës. Ngjarja u inskenua si grabitja, por dyshohet se ishte një vrasje e organizuar nga vetë bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Top Channel