Shkon në 7 numri i të plagosurve në aksin Levan-Tepelenë! Një fëmijë 3-vjeç në gjendje të rëndë

23/12/2023 21:10

Shkon në 7 numri i të plagosurve në aksin Levan – Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshit” në Poçem.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 5 persona janë paraqitur për të marrë ndihmën e nevojshme në spital, mes të cilëve një fëmijë 3 vjeç.

I mituri, në gjendje të rëndë shëndetësore, aktualisht është futur në sallën e operacionit. Ndërkaq, priten të vijnë edhe dy persona të tjerë për të marrë ndihmën e parë në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA