SHBA, buxhet rekord ushtarak: Ukraina, vetëm një fraksion i ndihmës së kërkuar!

23/12/2023 15:34

Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi Aktin e Politikës së Mbrojtjes së SHBA-së, duke i dhënë kështu dritën jeshile një shume rekord një rekord prej 886 miliardë dollarësh për ushtrinë dhe masa të tilla si ndihma për Ukrainën.

Ky projektligj i mbrojtjes ofron rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake në më shumë se dy dekada, thotë CNN. Ai zgjat përkohësisht dhe një program të diskutueshëm mbikëqyrje dhe forcon qëndrimin e SHBA në rajonin e Indo-Paqësorit për të frenuar veprimet e Kinës atje.

Drafti 3.100 faqesh u aprovua si nga Dhoma e Përfaqësuesve, ashtu edhe nga Senati. Ai përfshin gjithcka, që nga rritja e pagave për personelin ushtarak dhe blerja e luftanijeve e avionëve, e deri tek politikat për mbështetjen e partnerëve të huaj.

Por edhe pse projektligji parashikon edhe zgjatjen e ndihmës për Ukrainës deri në fundin e vitit 2026, ai autorizon dhënien e 300 milionëve dollarë për vitin fiskal që përfundon më 30 shtator të vitit 2024, një shumë kjo ndjeshëm më e vogël se 61 miliardë dollarët që kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Kongresit për të ndihmuar Kievin.

Republikanët e penguan për një kohë të gjatë OK-in e kësaj ndihme me argumentin se në fillim, duheshin trajtuar problemet e ngutshme të brendshme dhe duke e kushtëzuar atë me shtrëngimin e ndjeshëm të ligjeve të emigracionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA