Refuzohet kërkesa e Andrew Tate për të vizituar nënën e sëmurë në Britani

23/12/2023 07:27

Një kërkesë e bërë nga Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristani, për ta vizituar nënën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, pas një sulmi në zemër, është refuzuar nga një gjykatë në Rumani.

“Shteti rumun ka vendosur që ajo të jetë e vetmuar për Krishtlindje, nëse është e gjallë”, shkroi Andrew në “X”.

Vëllezërit Tate po përballen me akuza për dhunim dhe trafikim, ndonëse të dy i hedhin poshtë ato. Aktualisht, ata nuk mund të largohen prej Rumanisë.

Seanca e fundit është mbajtur me dyer të mbyllura dhe gjyqtari pritet të publikojë arsyetimin mbi vendimin në ditët në vijim.

Vëllezërve u është garantuar liria për të lëvizur brenda Rumanisë, pas një periudhe nën arrest shtëpiak, mirëpo udhëtimi ndërkombëtar është i kufizuar.

Ata janë arrestuar në dhjetor të vitit 2022, pasi akuzohen se kanë abuzuar me gratë duke u premtuar martesë në këmbim të akteve intime.

Andrew Tate këmbëngul se është i pafajshëm, dhe beson se prokurorët kanë mungesë provash për akuzat që rëndojnë mbi të. Ai ka tentuar së fundi që t’i rikthejë asetet e konfiskuara, përfshirë makinat luksoze dhe orë në vlerë të miliona eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA