Një rast prostitucioni është zbuluar në një qendër masazhesh në kryeqytet.
Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim, raporton gazetarja Dorjana Bezat.
Në kryeqytet e jo vetëm, nën kamuflimin si qendra masazhi, ushtrohet prostitucion. Vajzat hiqen si masazhatore, por që ofrojnë seks kundrejt pagesës. Në punë, pronarët e të ashtuquajturave qendra masazhi marrin edhe minorene, duke i shfrytëzuar për kënaqësitë e klientëve.
Gjithçka kryhet pa asnjë pengesë nga shteti, madje këta të fundit me anë të pagesave nën dorë sigurojnë vijueshmërinë e këtij lloj prostitucioni.
Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka raportuar shpesh për rastet ku qendrat e masazheve janë fole prostitucioni.
Madje, një ish-punonjëse seksi në këto qendra masazhi rrëfeu në një intervistë atë që ndodh brenda mureve të këtyre qendrave, mënyrën e rekrutimit, pagesat, shitje dhe konsumim të lëndëve narkotike, por mbi të gjitha bashkëpunimin e pronarëve të këtyre qendrave me drejtues të policisë së Shtetit.
Top Channel