Piano me Inteligjencën Artificiale: Me aftësi të kufizuara, interpreton Beethowen!

23/12/2023 15:40

Në njërën prej sallave më prestigjioze të Tokios, 24-vjeçarja Kiwa Usami shtyp pianon vetëm dhe gishtin tregues, dhe prej saj burojnë tingujt kolosale të “Ode gëzimit” të Ludwig van Beethoven, e shoqëruar nga një orkestër dhe kor.

Usami, e prekur nga paraliza cerebrale, ishte një nga tre muzikantët me aftësi të kufizuara që performuan Simfoninë nr. 9  në Suntory Hall duke përdorur një piano me inteligjencë artificiale.

Për të ndihmuar artistët, “Anybody’s Piano” gjurmon notat e muzikës dhe rrit performancën duke shtuar çdo çelës që nevojitet. Usami, që nisi të luante piano kur ishte në shkollë fillore, ndihmoi në frymëzimin e këtij program të rrallë të AI.

Përkushtimi i vajzës së re për të praktikuar duke shtypur tastet me një gisht i shtyu mësuesit e saj të punonin me gjigantin japonez të muzikës Yamaha. Rezultati i bashkëpunimit të tyre ishte një version i rishikuar i pianos automatike të Yamaha-s dhe performanca e Krishtlindjes, ishte koncerti i parë i tillë i vënë në jetë i këtij projekti.

Ndryshe nga interpretimi më tradicional automatik, ” Anybody’s Piano ” ndalon nëse muzikanti prek tastin e gabuar. Publiku në sallë u prek nga performanca, dhe nga ideja në vetvete, që u përshkrua si “mundësië e për të asistuar këdo që dëshiron të përformojë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA