Berisha mbrohet për “Partizanin”/ Ish-kryeministri: Do flisja në Kuvend, por kërkesa e parregullt

22/12/2023 12:18

Lajmin e SPAK-ut për arrestin shtëpiak, Sali Berisha e mori nga gazetarët në konferencën për shtyp.

Për të kërkesa nuk e zuri në befasi dhe e vlerëson si veprimin e rradhës antikushtetues.

“A mund të pranojë Sali Berisha një akt të tillë?”

Edhe pse Berisha është përgatitur për skenarët e përballjes me vendimin, ende nuk i ndan mendimet me publikun, teksa shfaqet i vendosur në vijimin e mosbindjes civile.

“Opozita nuk mposhtet kurrë me atentate dhe burgje”.

Ish-kryeministri zbuloi planin e mbrojtjes në seancën e të enjtes kur ju hoq imuniteti, e renditi sipas tij shkeljet e kryetares së kuvendit.

“Ne ishim për mosbindje civile në parlament, por unë kisha vendosur të flisja. Po a mund të flisje rrethuar nga 40 gardistë? A mund të hiqet imuniteti pa u lexuar raporti?”

A do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi apo do e thyejë atë, pritet ta shohim në javën që vjen, por deri më tani Berisha do të shfrytëzojë lirinë.

“Hajde bëjmë gëzuar se kam obligime të tjera (qesh)”.

Top Channel