Situatë e rëndë në Pogradec! Merr flakë kati i dytë i një banese
22/12/2023 11:07
Kati u dytë i një banese ka marrë flakë pak momente më parë në lagjen numër 1, në Pogradec.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkarkesë e elektrike, e cila ka ndezur drutë që familja mbante në katin e dytë.
Situata paraqitet e rëndë ndërsa në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe po punojnë për fikjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Top Channel