Një konflikt i çastit mes disa adoleshentësh ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta në Shkodër.
Dy adoleshentë të moshave 13 dhe 15 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” rreth orës 18:15, ndërsa janë ende te paqarta arsyet e kësaj plagosjeje.
Policia ka mbërritur në vendngjarje. Nga informacionet paraprake dyshohet si një grindje e çastit në rruge.
“Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.“- njofton policia e Shkodrës.
Top Channel