Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri votimin për një projekt-rezolutë për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, këtë herë me shpresën se Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë kundërshtuar një sërë propozimesh gjatë hartimit të dokumentit, kanë lënë të kuptohet se mund ta mbështesin atë në formën aktuale.
“Dua t`ju them se kemi punuar shumë dhe me zell gjatë javës së kaluar me Emiratet e Bashkuara Arabe, me Egjiptine të tjerë për të dalë me një rezolutë të cilën ne mund ta mbështesim. Dhe e kemi atë zgjidhje tani. Jemi gati ta votojmë”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA-së në OKB.
Ndryshimi në tekst ishte ndonëse bën thirrje për “hapa urgjente për të lejuar menjëherë qasjen humanitare të sigurt dhe pa pengesa, si dhe për krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”, por nuk parashikon një përfundim të menjëhershëm të tyre.
Votimi ishte shtyrë disa herë këtë javë. Si njëra nga pesë anëtaret e përhershme të këshillit të Sigurimit, vetoja e SHBA-së e bllokon rezolutën automatikisht. Ajo pritet të votohet sot, dhe sipas Thomas-Greenfield e kthen në prioritet asistencën humanitare dhe mbështetjen, ndërsa Egjipti po sigurohet për implementimin në terren.
Projekt-rezoluta që është ndryshuar në disa drejtime kyçe për të siguruar kompromis, kërkon nga të gjitha palët që “të lejojnë dhe lehtësojnë përdorimin e të gjitha rrugëve për në dhe në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë kalimet kufitare… për ndihmën humanitare.”
Top Channel