BE miraton 118 mln euro ndihmë për Autoritetin Kombëtar Palestinez
22/12/2023 15:50
BE do t’i japë 118 milionë euro ndihmë Autoritetit Kombëtar Palestinez.
Komisioni Evropian thekson se fondet do të përdoren për të paguar, ndër të tjera, pagat e zyrtarëve publikë në Bregun Perëndimor dhe përfitimet sociale për familjet në nevojë në territoret e pushtuara dhe Gaza.
Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Rripin e Gazas njoftoi se 20,057 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, ndërsa 53,320 të tjerë kanë mbetur të plagosur.