Zyrtare/ I fundit në renditje, klubi i Bundesliga-s shkarkon trajnerin

21/12/2023 20:15

Koln-i dhe trajneri Steffen Baumgart kanë vendosur të ndajnë rrugët.

Vendimi i klubit gjerman ka ardhur pasi rezultatet e këtij sezoni janë shumë zhgënjyese, ndërsa aktualisht renditet në vend të fundit të Bundesliga-s.

Ky lajm është bërë publik nga vetë Koln-i përmes rrjeteve sociale, ndërsa bën me dije se Baumgart largohet pas më shumë se dy sezonesh në krye të skuadrës së tyre.

“Gjatë kohës së tij në Koln, Steffen dhe stafi i tij stërvitor bënë një punë të shkëlqyer. Ai u identifikua shumë me klubin dhe strategjinë tonë dhe pavarësisht sfidave të shumta, e zgjati kontratën e tij dy herë. Larg fushës, Steffen ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar dhe shkëmbyer ide se si të zhvillohet më tej klubi. Udhëtimi ka kërkuar forcë dhe bindje nga të gjithë të përfshirët dhe veçanërisht nga Steffen. Pas fillimit aktual të pakënaqshëm të sezonit, në ditët dhe javët e fundit ne kemi qenë shumë të hapur, për të dëgjuar Steffen, i cili ka vënë në pikëpyetje bindjet e tij personale. Si rezultat, ne kemi vendosur kolektivisht t’i japim fund marrëdhënies sonë të punës, edhe nëse kjo dëmton në nivel personal”, tha CEO i Koln-it Christian Keller.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA