Del jashtë kontrollit situata me zjarrin në fshatin Galush të Peqinit, evakuuohen banorët Janë zbuluar dy raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë pa elemente sigurisë në Lezhë.
Në kuadër të operacionit “antidote” u vu në pranga pronari i një farmacie dhe një marketi , A. D., 34 vjeç, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe me vlerë 10 mijë euro, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave.
Gjithashtu është vënë nën hetim një 52-vjeçar S.I nga Durrësi, administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin në pronësi të kësaj kompanie, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore.
300 kuti me ilaçe dhe 200 artikuj janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel