Sulmi në Pragë/ Dëshmia e parë nga vendngjarja: Ishte e tmerrshme, dëgjonim vetëm…

21/12/2023 17:44

Një 18-vjeçar ka treguar për BBC momentet e para të Sulmit në qendër të Pragës.

Joe Hyland, 18 vjeç, nga Truro, Cornëall, i cili ndodhej në Pragë për pushime me miqtë në Prag, ndodhej shumë afër vengjarjes ku u vranë 10 persona.

Dëgjuam të shtëna armësh dhe vrapuam për t’u strehuar në metro pasi policia u bërtiti të gjithëve të iknin. Ishte shumë e frikshme.

“Papritur njerëzit filluan të vrapojnë. Ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Pamë policinë që kalonte pranë nesh dhe na bërtisnin “ik”.

Ai bashkë me miqtë tashmë ndodhet në një vend të sigurt, megjithëse do jenë pushime të tmerrshme që do mbahen mend gjatë.

Nga sulmi janë konfirmuar 11 të vrarë bashkë me autorin, dhe 30 të plagosur.

Top Channel