Qeveria ka reaguar për herë të parë për ish-kryeministrin Sali Berisha, pas votimit pro të kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, me anë të një postimi në Facebook, dha mesazhin e saj.

Ajo kishte zgjedhur një shprehje të Shekspirit, ndërsa më poshtë kishte vendosur foton e Berishës në Kuvend teksa vishte xhaketën e tij.

“Nuk ka natë që nuk ka të qara, sado e gjatë të jetë. Shekspir”, shkruan Spiropali.

Këtë të enjte, Parlamenti miratoi me 75 vota pro autorizimin e SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha. Më pas, Kuvendi i dërgoi Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion vendimin që njofton zyrtarisht heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.

Tashmë SPAK ka të gjitha mjetet e nevojshme për të proceduar me arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet masës së sigurimit.

Top Channel