Policia prish planet e 36-vjeçarit, nuk arrin dot t’i vjedhë paratë shitëses së dyqanit

21/12/2023 16:37

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shkodër, pasi tentoi t’i vidhte me dhunë paratë shitëses së dyqanit.

Pas ndërhyrjes së uniformave blu autori nuk ka mundur ta përfundojë misionin e tij.

Deri më tani janë sekuestruar 32,500 lekë të rinj që 36-vjeçari me iniciale B. K., tentoi t’i merrte me dhunë.

Materialet procedurale do ti kalojnë  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA