Ndodheshin në Pragë për muaj mjalti/ Pas sulmit, turisti britanik tregon momentet e tmerrit: Gruaja ime është ende në shok

21/12/2023 17:48

Një turist britanik, i cili ndodhej në Pragë për muaj mjalti së bashku me bashkëshorten, ka treguar momentet e tmerrit pas sulmit.

Tom Leese, 34 vjeç, një producent videosh, dhe gruaja e tij Rachael, 31 vjeçe, dhanë dëshminë e tyre për agjencinë e lajmeve PA.

Çifti ishin duke pirë një pije pranë vendit ku ndodhën të shtënat, kur një polic hyri me shpejtësi dhe filloi të bërtiste me zë të lartë në çekisht.

“Ai nisi të bërtiste. Unë e kërkova ta thoshte në anglisht dhe u shpreh se kishte një sulmues që po qëndronte brenda duke vijuar të shtënat. Stafi ishte shumë i qetë, i fikën të gjitha dritat shumë shpejt dhe na nxiti të qëndronim të qetë, restoranti ishte relativisht i qetë”, tha Tom teksa shtoi se gruaja e tij ishte “ende në gjendje shoku”.

Sipas tij nuk ka arritur ta besojë se një sulm po ndodhte vërtetë pranë tij.

“Me të gjithë të tjerët kaq të qetë, nuk më dukej reale. Ne kemi qenë në kontakt me familjarët për t’i njoftuar se ne jemi të sigurt. Padyshim që mezi presim të kthehemi në shtëpi tani”, shtoi më tej ai.

Top Channel