FOTO/ Me skuter, syze dielli dhe çantë shpine! Mbërrin në SPAK postieri me vendimin për autorizimin e arrestimit të Berishës
21/12/2023 13:27
Mbërrin në SPAK postieri i nisur nga Kuvendi me vendimin për autorizimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Me xhup, xhinsa, syze dielli dhe çantë shpine, kamerat e Top Channel kanë mundur të kapin momentin kur postieri hipur mbi një skuter, për efekt kohe, me qëllim evitimin e trafikut të dendur kryeqytetas, arrin në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
Më herët, Kuvendi bëri publike shkresat që i kishte dërguar SPAK me vendimin që njofton zyrtarisht heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha.
Heqja e imunitetit, i hapë rrugë Prokurorisë së Posaçme për të proceduar me arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës nëpërmjet masës së sigurimit.
Top Channel