Braçe me maskë, Xhafaj i buzëqeshur, si reagoi Rama kur ngriti kartonin “pro” për arrestimin e Berishës

21/12/2023 13:07

Një prej seancave më të jashtëzakonshme plenare u mbajt këtë të enjte në vendin tonë, ndërsa u votua pro kërkesës së SPAK pë arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Një mori reagimesh pati në momentin kur SPAK-ut iu dha autorizimi për arrestimin e liderit historik demokrat.

Ndërsa deputetët e maxhorancës ngritën kartonët jeshilë “pro” arrestimit të Berishës, demokratët ngrinin flakadanët ngjyrë blu.

Mes tensioneve të mbështetësve të tij, të cilët thërrisnin kundër miratimit të kërkesës së SPAK, Berisha zgjodhi të heshtte dhe të mos e merrte fjalën në Kuvend.

Mes tymit të flakadanëve që mbaheshin nga demokratët, deputeti socialist, Erion Braçe mbante një maskë të zezë.

Kërkesa e SPAK për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit  Sali Berisha mori 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Veç kërkesës së SPAK, në një seancë plenare që zgjati vetëm 10 minuta, u miratuan edhe:

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Unionin për Konservimin e Natyrës (IUCN)”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020, për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë, (infrastruktura 2 komunale, faza V, pjesa II), me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891/2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

FOTO GALERI
2/49

Top Channel