Ish-kryeministri Berisha pas daljes nga Kuvendi, ku u miratua kërkesa e SPAk për arrestimin e tij, iu bashkua protestës së mbështetësve të tij.

Berisha e quajti këtë ngjarje një moment frymëzimi për të përmbysur narko-diktaturën. Ish-kryeministri ftoi të gjithë strukturat e PD-s dhe mbështetësit e tij të ngrihen dhe të protestojnë në zyrat e shtetit.

“Mendojnë se duke vepruar në këtë mënyrë si sot, do mund të bien në qetësi. Kam bindje se ky moment, kjo ditë do të jetë një ditë frymëzimi për të gjithë ju, për të gjithë shqiptarët, që do ju rikujtojë atyre se misioni i tyre kryesor është o sot o kurrë të përmbysim narko diktaturën, të përmbysim regjimin e krimit dhe drogës.

Jeni dëshmitarë që prej muajsh kemi dënuar, që me shqiptarët të mos mendojnë që me shqiptarët do kenë zgjedhje.  Ne e kemi bërë atë, në përputhje me premtimin tonë se do mbrojmë votën e shqiptarëve. Ne nxorëm në pah shëmtinë e madhe që Edi Rama bëri me votën e qytetarëve të këtij vendi. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, rrëzimi i tij nga pushteti është qëllimi ynë.

Gjatë këtyre muajve ju keni parë se ne kemi denoncuar me fakte, me dokumente shqiptare vjedhje të paimgjinueshme të Edi Ramës dhe familjarëve apo qeveritarëve të tij. Unë e di se çfarë ndien ai kur i dërgohen dokumente për vjedhje. Ne u themi shqiptarëve të vërtetën. Ky shushunjë vjedh me gjithë tentakulat e tij. Vjedhje të cilat kanë kushtuar me mijëra jetë, amnistojnë vjedhje ku çdo muaj, mijëra shqiptarë nuk janë operuar dot. Janë skesioni krimi ato që amnistojnë Veliajn, Ilir Beqajn.

Le tu themi sot këtu që verdikti juaj, i shqiptarëve nuk do të kursejë asnjërin prej tyre. U drejtohem sot drejtuesve të degëve, kryesive të degëve dhe përfaqësues të PD, është koha të mobilizoni me të gjithë fuqinë dhe forcën mbështetësit dhe simpatizantët tanë. Është koha të bëhemi zëdhënësit e atyre, që duan të ngrihen o sot o kurrë.

Është koha të jemi në krye të atyre, në krye të guximtarëve për t’i udhëhequr ata drejt fitores. Nëse ne nuk i udhëheqim e udhëzojmë ata kryejmë aktin e tradhëtisë më të lartë, ndaj tyre dhe kobit shqiptar.

Ne jemi shpresa e vetme e tyre. në guximin dhe trimëtinë tonë, varet më shumë se çdo gjë tjetër përveç Zotit fati i shqiptarëve dhe liria e tyre. Ju ftojj të vazhdojmë betejën tonë të pamposhtur dhe patundur. Ju garantoj se siç dështoi të rrëzoi regjimi i krimit më 9 shtator, do rrëzohen më shumë sot”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA