Një 48-vjeçar është vënë në pranga dhe dy të tjerë në hetim pasi në banesën e tyre u gjetën armë pa leje dhe municion luftarak në fshatin Dimal të Beratit.
Nga kontrollet në banesat e këtyre tre shtetasve u gjetën një armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, si dhe krehra dhe fishekë për këto armë.
Nën hetim është vënë vëllai i 48-vjeçarit të arrestuar E. Sh., 42 vjeç dhe kushëriri R. (M.). Sh., 46 vjeç
Nga hetimet dymujore u zbulua se këta tre persona ishin gjithashtu të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Dimalit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Top Channel