Ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të ketë një komunikim më vonë në media, ndërsa e konsideron një vendim antidemokratik dhënies së SPAK autorizimin për arrestimin e Berishës.
Berisha: Sot narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me çdo procedurë ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim.
Në një mënyrë, apo në një tjetër parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi më datën 9 shtator, 2 vite më parë.
Por në qoftë se dështoi më 9 shtator, ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Se ky vendim, jo që nuk do mund të shkatërrojë qëllimet, shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë dhe nën moton: O sot, o kurrë do t’i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi.
Ajo që mund të them nga dita e sotme është se parlamenti nga klandestiniteti përfundoi në parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama u fut sot në parlament, jo nga dyert zyrtare të parlamentit, por nga tunelet që ka hapur që lidhi parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit.
Pra, u fut nga vrima e miut në parlament. Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe e garantoj se kjo opozitë do të qendrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike të saj. Faleminderit!
Pyetje: Z.Berisha, ju më herët jeni shprehur se do ta njihni vendimin e parlamentit, i qendroni së njëjtës gjë?
Berisha: Në një prononcim të mëvonshëm do të kem në seli, sepse këtu nuk është ky vend i përshtatshëm, për shkak se na pengojnë faktorët atmosferikë.
Pyetje: Pse refuzuat të flisnit në parlament?
Berisha: Gjithçka është e paligjshme.
Top Channel