A do të jetë në protestën tek Gjykata e Lartë? Berisha: Të shohim…

21/12/2023 21:28

Pas mbledhjes së Kryesisë, Sali Berisha reagoi nga selia ku tha se ditën e shtunë do të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Berisha zbuloi se do të ristrukturohet sektori i organizimit. I pyetur nëse është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit, Berisha tha se edhe ata kanë rolin e tyre në PD.

Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë. Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin. U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën. Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin”.

I pyetur nëse do të drejtojë protestën e 27 dhjetorit dhe a do të jetë në Gjykatën e Lartë, Berisha u përgjigj: “Të shohim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA