Tjetër ngjarje e paprecedentë në futbollin turk.
Pasi javën e kaluar presidenti i Ankaraguçusë sulmoi me grushte një gjyqtar, një tjetër drejtues i lartë i një klubi bën bujë me veprimin e tij.
Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndërmjet Istanbulsporit dhe Trabzonsporit (rezultati ishte 1-1), futbollisti Kosovar, pjesë e skuadrës kryeqytetase, u rrëzua në hyrje të zonës kundërshtare, pro arbitri nuk dalloi asgjë të parregullt. Më pas Onuachu shënoi golin e fitores për miqtë.
Pas kësaj lëvizjeje, në shenjë proteste ndaj këtij vendimi, presidenti i Istanbulsporit, Ecmel Sarialioglu, ka urdhëruar skuadrën e tij të largohet nga fusha.
Ertugrul Dogan, drejtuesi i Trabzonsporit, u përpoq pa sukses të largonte Sarialioglun, ashtu si edhe një nga lojtarët e tij, i cili, siç dallohet edhe nga pamjet, i ra në gjunjë presidentit për t’i ndryshuar mendjen. Takimi u pezullua, çka do të thotë se ndaj ekipit të Istanbulsporit pritet të merren masa të ashpra.
Top Channel