Rrezikon nëntë vite burg, vendoset data e gjyqit të Dani Alves

20/12/2023 20:08

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është prej thuajse një viti pas hekurave të një burgu në Barcelonë.

Braziliani akuzohet se në dhjetorin e vitit 2022, përdhunoi një vajzë të re në një prej klubeve të Barcelonës.

Fillimisht, ish-mbrojtësi e mohoi akuzën ndërsa më pas këmbënguli se marrëdhënia seksuale kishte ndodhur me marrëveshjen e të dy palëve. Gjithsesi, hetimet nuk flasin në favor të brazilianit dhe së fundmi është përcaktuar edhe data kur do të mbahet gjyqi në të cilin do të mësohet masa.

Gjyqi për ish-lojtarin do të zhvillohet më datë pesë, gjashtë dhe shtatë shkurt të vitit 2024 dhe nëse shpallet fajtor, atëherë Dani Alves rrezikon deri në nëntë vite burg sipas kërkesës së Prokurorisë që ndër të tjera kërkon edhe një dëmshpërblim prej 150.000 për viktimën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA