
23/02 22:38
Zlatan Ibrahimovic zbret në fushë, ish-sulmuesi suedez ka nisur aventurën e tretë te Milani, këtë herë si drejtues, pasi vetëm pak ditë më parë mori detyrën e këshilltarit të shoqërisë RedBird, që ka edhe pronësinë e kuqezinjve.
Ibrahimoviç ishte i pranishëm paraditen e të mërkurës në Milanello, ku takoi drejtuesit e klubit të Milanit, trajnerin Pioli dhe futbollistët, një pjesë e të cilëve kanë qenë shokë skuadre me të sezonin e kaluar.
Ish-sulmuesi është përpjekur të karikojë grupin dy ditë para transfertës së vështirë ndaj Salernitanës, aty ku Milani është i dënuar të marrë tre pikët për të mos humbur ritmin e Interit kryesues të kampionatit.
Top Channel