I dënuari përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015 që katër ditë më parë vrau një të burgosur në burgun e Peqinit, ndodhet në Gjykatën e Elbasanit.

Nën masa të rrepta sigurie, ai qëndron prapa hekurave të Gjykatës, aty ku do të njihet me masën e sigurisë. Mjaçaj është filmuar teksa shfaqet i qetë dhe i përqendruar te kamera.

Sot gjykata pritet të japë masën e sigurisë ndaj tij dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me Sokolin për futjen e armës brenda ambienteve të burgut. I arrestuar është edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha.

Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit po heton në pistën e vrasjes më pagesë, por Sokol Mjaçaj ka deklaruar se me viktimën ka pasur konflikte.

Sipas tij, Arben Lleshi nuk e ka pranuar në sektorin e tij, ndaj konflikti mes tyre ka degraduar në vrasje. Por sipas prokurorisë, dëshmia e tij është alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë. Për armën, ai ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore.

Top Channel