Bayer-Monsanto dënohet $857 milionë për materialet toksike të shkollave në SHBA

19/12/2023 18:07
Fotot: BBC

Gjiganti i kimkateve Monsanto do të paguajë $857 milionë ndaj shtatë personave të cilët kanë humbur shëndetin e tyre prej toksicitetit të instalimeve të kompanisë në një shkollë në SHBA.

Kimikatet e njohura si bifenil i poliklorinuar (PCB) i kanë bërë ata me sëmundje dhe juria shpalli kompaninë “neglizhente” për shitjen e tyre ndaj shkollës së Sky Valley në shtetin e Washington.

Në verdikt thuhej se kimikatet ishin të rrezikshme dhe nuk kishin paralajmërime ne etiketat e tyre.

Kimikatet e njohura gjithashtu si ‘PCB’ janë përdorur më parë si lubrikantë, ftohës apo izolues të pajisjeve elektrike.

Ato janë ndaluar në SHBA që prej vitit 1979, pasi u kuptua se ekspozimi ndaj tyre shkaktonte kancer.

Akuzuesit janë pesë ish-nxënës të shkollës dhe dy prindër vullnetarë që kalonin kohë në shkollën në veri të Seattle, shtatë deri në 18 vjet më parë.

Monsanto – e cila zotërohet nga grupi farmaceutik gjerman Bayer – është urdhëruar të paguajë nga $73 milionë, deri në $112 milionë secilit nga shtatë akuzuesve.

Grupi thotë se ndaloi prodhimin e PCB-ve në 1977, dhe thotë se kishte paralajmëruar shkollën në vitet 1990 të ndryshonte instalimet.

Punonjës nxënës dhe të tjerë thonë në padi se ekspozimi ndaj materialit toksik i ka shkaktuar kancer, sëmundje të tiroideve dhe probleme të tjera.

Kjo është një tjetër padi e humbur për kompaninë pas një gjobe të rëndë që pritet për akuzat e kancerit të shkaktuar nga herbicidi saj i përdorur në bujqësi Roundup.

Grupi gjerman Bayer – ka blerë Monsanto në vitin 2018./BBC/

FOTO GALERI
1/3
Monsanto – e cila zotërohet nga grupi farmaceutik gjerman Bayer – është urdhëruar të paguajë nga $73 milionë, deri në $112 milionë secilit nga shtatë akuzuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA