Një sasi e konsiderueshme vaksinash ndaj covid-it pritet të mbetet stok pasi janë të paktë qytetarët që po e aplikojnë.
Sasia e siguruar skadon në fund të këtij muaji. Edhe pse afati i përdorimit u shty para katër muajsh pasi e lejonte vetë kompania e prodhimit, por sërish qytetarët nuk po rendin ta aplikojnë atë.
“E kam bërë para tre vitesh, nuk më duhet”.
“Kam bërë tre doza që në fillim”.
“Nuk e kama bërë, nuk më ka thënë njëri”, janë disa përgjigje të qytetarëve.
Mjekëve të familjes u kërkohet edhe sipas rekomandimeve të OBSH që të aplikohet vaksina anti-covid, ndërkohë që shumë qytetarë shkojnë dhe aplikojnë vetëm vaksinën e gripit.
Burime nga Institutit i shëndetit publik thonë se në ditë në të gjithë vendin numërohen vetëm 50 qytetarë që aplikojnë këtë vaksinë.
Ndërkohë Top Channel ka siguruar dokumentacionin që i është përcjell mjekëve nëpër qendra shëndetësore për lotët e vaksinave të cilat edhe pse thuhet se kanë skaduar, kompania Pfizer ka konfirmuar vlefshmërinë e tyre edhe për disa muaj pas asaj date.
Por sërish edhe pse është shtyrë afati i përdorimit, një sasi vaksinash në fund të këtij del jashtë përdorimit. Por sa është kjo sasi nuk bëhet e ditur nga Instituti i Shëndetit publik.
Top Channel