Sulmet ajrore izraelite mbrëmë kanë sulmuar një bllok në kampin e refugjatëve Jabalia në veri, ku jetonin tre familje.
Gazetarët vendas dhe ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thanë se 90 persona janë vrarë dhe 50 persona janë ende nën rrënoja.
Meqenëse mbrojtja civile palestineze nuk është në gjendje të arrijë në zonë, civilët po përpiqen t’i shpëtojnë ata, sipas një gazetari në zonë.
Forcat izraelite kanë vënë në shënjestër Jabalia për dy javë, tanket rrethonin kampin nga shumë drejtime.
Sulmet ajrore u intensifikuan në zonë mbrëmjen e djeshme. Sipas BBC janë parë shumë trup fëmijësh dhe grash rreth një institucioni mjekësor në Gazën veriore. Ata thuhet se u vranë nga një sulm ajror izraelit diku tjetër në veri të Rripit.
Top Channel